I jepet lamtumira e fundit Arlind Gashit

I jepet lamtumira e fundit Arlind Gashit

Kurora lulesh po mbanin edhe shokët e klasës së Arlindit, të cilët po ndjenin dhembjen e madhe për humbjen e njërit prej shokëve më të urtë të tyre.

Familjarë, miq, zyrtarë të Komunës së Lipjanit, pjesëtarë të FSK-së e zyrtarë policorë kanë marrë pjesë në varrimin e të riut Arlind Gashi, i cili u gjet mbrëmë i vdekur nga Task Forca e FSK-së në lumin “Sitnica” e që ishte zhdukur qe 15 ditë.

Kurora lulesh po mbanin edhe shokët e klasës së Arlindit, të cilët po ndjenin dhembjen e madhe për humbjen e njërit prej shokëve më të urtë të tyre. Shoku i bankës, Elen Jashanica, tha se Arlindi ka qenë ndër shokët më të urtë dhe se vdekja tragjike e tij e ka lënduar shumë.

Të vetmet mungesa në shkollë, Arlindi i kishte vetëm këto kohë sa ishte zhdukur, tha mësuesi i tij.

“Arlind Gashi ka qenë një nxënës shumë i sjellshëm, i sinqertë dhe i urtë. Vetë fakti që prej 1 shtatori e deri në ditën kritike 6 shkurt ka bërë vetëm gjatë mungesa dhe kjo tregon për vijueshmërinë e tij dhe vlerësimin për procesin mësimor”, tha ajo.

Më i përmbajtur dukej babai i Arlindit, Agimi, por që vëllezërit e Arlindit, i kishin tradhtuar lotët. Nuk ishin vetëm ata që po qanin për humbjen e Arlindit, që njihen në këtë fshat si më i sjellshmi dhe më i respektueshmi. Arlindi u varros në fshatin e tij të lindjes në Rufc të Vjetër të Lipjanit.