Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar dje në Gjilan pasi njëri prej tyre është ballafaquar me dy të tjerë, të cilët i kishin hyrë në shtëpi për të vjedhur.

Te tre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Gjilanit, ndërsa njëri nga ta është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Gjilan, 08.06.2021 – 01:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre (si i dyshuar) është ballafaquar me dy të dyshuarit të cilët i kishin hyrë në shtëpi për të vjedhur, dhe gjatë përleshjes në mes tyre, të tre kanë pësuar lëndime. Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit në Gjilan, ndërsa njëri prej të dyshuarve është transferuar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.