Një person është arrestuar, e më pas është liruar, pasi te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtjes pa leje.

“Podujevë 05.08.2020-15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë, një karikator dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info