Një person i komuniteti rom është arrestuar në Pejë, pasi gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, ju gjeten 61 qese me substance narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom, pasi që gjatë kontrollimit të tij dhe shtëpisë së tij, janë gjetur 61 qese me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 45 gram. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporin 24 orësh të policisë.