Është mbajtur seancë dëgjimore për S.O. të dyshuarin për vrasjen e të miturit në Fushë Kosovë.

Avokati i 20 vjeçarit ka njoftuar se veprat për të cilat akuzohet ai kanë të bëjnë me vrasje të rëndë dhe dhunim.

“Ne si mbrojtje kemi kërkuar që të konsiderohet gjendja psiqike e tij, pasi që ai ka deklaruar se kur i ka kryer veprat ka qenë nën ndikimin e alkoolit”, ka shtuar Fitim Maloku, avokat i S.O, raporton KTV.

Prokuroria ka bërë kërkesën për masën e paraburgimit prej një muaji.

Ndaj S.O. rëndojnë vepra që mund të dënohet deri në 25 vjet burg e më tepër.