Kampioni i vitit 2010-11, KF Hysi, ka uruar klubin e Llapit pas triumfit të shënuar në finalen e Kupës së Kosovës, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, ish-klubi ka thënë se ndihen të lumtur që trofeu është rikthyer në Podujevë pas një dekade.

“Të lumtur që trofeu i Kupës së Kosovës rikthehet në Podujevë pas më shumë se një dekade. Stafi i faqes KF Hysi  uron:  K.F. Llapi  për triumfin në finalen e  Kupës së Kosovës në futboll dhe për daljen në garat europiane.  Dhe në veçanti futbollistët qe janë pjesë e Llapit e që dikur ishin pjesë e Hysit. Suksese në arenën ndërkombëtare, e përfaqësim sa më dinjitoz”, thuhet në urim.

Llapi e ka fituar Kupën pas ekzekutimit të penalltive 4:3, derisa koha e rregullt dhe ajo dy herë nga 15 minuta përfundoi baras. Me triumfin në Kupë, ekipi nga Podujeva ka siguruar edhe daljen në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës. Për Llapin është hera e parë që fiton Kupën e Kosovës./Llapi.info