Kandidati për kryetar të Podujevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajredin Hyseni-Dini edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar takimet me qytetarët e Podujevës.

Hyseni me këtë rast tha se në këto zgjedhje do dëshmohet forca e PDK-së në Podujevë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Më 22 tetor do të dëshmohet forca e Partisë Demokratike të Kosovës, forca e ndryshimit dhe fitorja e madhe e gjithë qytetarëve të Podujevës.
Takim pune me strukturat e PDK-së, dega në Podujevë. Më të motivuar se kurrë për sukseset që na presin.