Hungaria pa Adam Szalai ndaj Shqipërisë. Sulmuesi 33-vjeçar, që mban edhe shiritin e kapitenit në përfaqësuesen hungareze, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit në testet e UEFA-s dhe nuk do të mund të luajë pasditen e sotme në “Elbasan Arena”.

Federata Hungareze ka njoftuar se në një test tjetër mbrëmjen e të shtunës, Szalai rezultoi negativ, por për sfidën ndaj Shqipërisë nuk mund të grumbullohet, pasi merren për bazë vetëm testet zyrtare të UEFA-s.

Sulmuesi që vesh fanellën e Mainzit në Bundesligën gjermane është lider i repartit të avancuar te Hungaria, pasi numëron 74 ndeshje dhe 24 gola me përfaqësuesen, teksa ishte titullar edhe mbrëmjen e të enjtes në “Puscas Arena” ndaj Anglisë.