Hudhra, antioksidante dhe antikancerogjene

Hudhra përmban vitaminën B1, kalcium, magnez, hekur, kalium, fosfor, zink dhe selen. Hudhra është antibiotik.
Është bima më e shitur dhe më e hulumtuar. Që moti përdoret edhe si ushqim edhe si ilaç në shumë kulturë në të gjithë botën. Historia e hudhrës fillon që nga dinastitë e vjetra kineze dhe faraonët egjiptian. Është e mirë, e freskët dhe mund të konsumohet në sasi të pakufizuar. Çdo njeri e di vetë se kur e ka tepruar! Hudhra e freskët ka shije të ashpërt dhe një erë të lehtë squfuri. Në 100gr. hudhër ka 41 kalori. Përmbajtja e saj më e rëndësishme e rregullon nivelin e kolesterinës dhe shtypjes së gjakut.
Hudhra e rregullon dhe e dendëson gjakun, e ulë rrezikun nga infarkti dhe goditja në tru, sidomos, kur shkaktar është ushqimi i yndyrshëm. Hudhra është e pasur edhe me përmbajtje antioksidante dhe antikancerogjene. Ndihmon memorien dhe funksionet mentale. Në Europë çmohet si ilaç me vlerë, ndërsa në viset tona e quajmë “pencilina popullore”.
Erën e pakëndshme të hudhrës mund ta neutralizoni me përtypjen e disa fletëve të majdanozit.