Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratat e ministrit te Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka folur për ndarjen e Kosovës.

Përmes një cicërime në Twitter, Hoxhaj, ka shkruar se ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq kur flet për ndarje, ai flet në emër të Rusisë.

“Mesazhi i tij për ndarjen nuk i drejtohet vetëm Kosovës, por edhe për Bosnjën dhe njëherësh i shërben interesit rus në Ballkan, në Ukrainë dhe kudo tjetër”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Twitter.

Ndërkaq, Daçiq ka deklaruar se Prishtina do të pranonte ndarjen e Kosovës, por nuk po e lejojnë ta bëjë këtë fuqitë e mëdha.