Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar Bashkimin Evropian me qasjen ndaj Kosovës lidhur me heqjen e vizave.

Ai në RTV Dukagjini ka theksuar se në rast se nuk ndodhë kjo gjatë fundvitit apo fillim vitit të ardhshëm, atëherë kjo automatikisht lidhet me fenë myslimane që kanë kosovarët.

“Nëse s’jepen, atëherë ka islamofobi dhe ka albanofobi. Ne i kemi plotësuar shumicën e kritereve. Pra, sikurse një student që plotëson 95% të testit, ai duhet të kaloj. Nëse Bashkimi Evropian prej vitit 2010 ka qenë në gjendje t’iu jep liri të lëvizjes vendeve si, Antika Barbuda ishull i vogël i barabartë sa Vushtrria, Barbados e barabartë me Podujevën (Besianën), Kiribati e deri te Venezuela. Janë në listë e shteteve që mund të lëvizin pa viza”, është shprehur Hoxhaj.

Tutje Hoxhaj, ka thënë se tani Kosovës i mbetet të punojë me shtetet anëtare./Llapi.info