Hoxhaj nuk arrin të sigurojë njohjen e Kosovës nga Izraeli

Hoxhaj nuk arrin të sigurojë njohjen e Kosovës nga Izraeli

Gazeta hebreje Jerusalem Post ka publikuar një intervistë me ish-Ministrin e Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj i cili qëndroi për vizitë disa ditëshe në Izrael.

JP shkruan se qeveritarët izraelitë u treguan të ftohtë ndaj kërkesës për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vizitës së kreut të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Kjo, sipas Jerusalem Post, edhe përkundër faktit që Kosova shfaq haptazi admirimin për Izraelin.

Sipas gazetës, Hoxhaj është pritur me duarshtrëngime në Izrael gjatë javës, por nuk ka realizuar asnjë takim zyrtar qeveritar duke u kthyer në shtëpi pasi tre ditësh pa asnjë gjë të cilën mund ta ketë ëndërruar – një zotim publik për vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Jerusalemin.