Ushtruesi i detyrës së kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Albin Kurti si kryeministër do të duhej ta sillte në Kuvend një platformë për parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se vetëm pasi të dorëzohej një platformë e tillë, duhet të vinte një ftesë për opozitën.

Ai tutje e akuzon Kurtin se po ikë nga zotimet e tij.

“Sot për sot, ai është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij. Këtë, ai e vërtetoi edhe me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re. Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve.”, ka shkruar Hoxhaj në Faceboook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Albin Kurti, si kryeministër, do të duhej ta sillte në Kuvend një platformë që do t’i ngërthente në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. Vetëm pasi të dorëzohej një platformë e tillë, atëherë të vinte një ftesë për opozitën. Sot për sot, ai është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij. Këtë, ai e vërtetoi edhe me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re. Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve.