Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria Kurti 2 nuk është duke e kuptuar rëndësinë që ka tema për Arsimin.

“Në këtë Kuvend shpesh herë e kemi pas humbjen e jetës, po nuk e kemi diskutuar se si po humbet një gjeneratë në arsim”, tha Hoxhaj, gjersa shtoi se që tri herë kosovarët në 30 vitet e fundit po e humbasin nga një gjeneratë.

“Në 30 vitet e fundit, 3 herë radhazi ne e kemi humbë nga një gjeneratë në arsim, në vitet e 90-ta, kur Qeveria i ka mbyllë shkollat, në vitet 98-99 kemi humb një gjeneratë, dhe tash në këto dy vite jemi ka e humbim një gjeneratë”, u shpreh ai në Kuvend.

“Mënyra më e mirë me tregu që kjo qeveri nuk po e kupton rëndësinë e kësaj teme, është mungesa e kryeministrit. Çka nënkupton humbja e një gjenerate në arsim, për këtë ka analiza të ndryshme. Qeveria Kurti nuk ka as mendim politik as strukturor se cka duhet të ndodhë në sistemin tonë arsimor, për këtë arsye e kemi ftu këtë debat.”