Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se opozita i ka mbledhur nënshkrimet për dërgimin e vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga kryesuesja e KQZ-së, në Gjykatën Kushtetuese.

Lajmi e bëri të ditur Hoxhaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Vendimi i presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik. Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet. Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje”, ka shkruar ai.