Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk e ka komentuar situatën e sotme në QKUK ku dyshohet se kanë vdekur pesë persona nga COVID-19.

Ai në konferencën për media ka thënë se organet përkatëse do ta bëjnë punën e tyre.

“Nuk mund të komentojmë ato që fliten, organet përkatëse do ta bëjnë punën e tyre dhe çfarëdo që të identifikojnë do të merren veprimet në përputhje me ato gjetje. Por, ato që unë kam kërkuar dhe jam siguruar që personeli shëndetësor është duke e bërë maksimumin për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë”, ka thënë Hoti.

Në orët e hershme të mëngjesit dyshohet se kanë vdekur pesë persona nga COVID-19, derisa ende asnjë konfirmim zyrtar nga është dhënë nga asnjë institucion shtetëror.