Kandidati për kryeministër nga LDK-ja dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në “Debat” të RTK-së ka thënë se sondazhet që po prezantohet janë bërë me metodologji jo adekuate dhe se askush nuk i merr parasysh.

Ai ka folur për matjet e LDK-së në terren.

“Matjet tona në terren tregon se strukturat tona janë plotësisht të angazhuara dhe ne do të jemi fitues”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, për të arritur këtë fitore, në terren janë angazhuar 50 mijë njerëz.

“Ne nuk jemi parti sezonale e as e Facebookut, jemi parti 31 vjeçare”, ka thënë Hoti, duke shtuar se ata janë të shtrirë në çdo lagje, fshat e qytet të Kosovës.Janë mbi 50 mijë veta që angazhohen për fitoren tonë”, theksoi ai.