Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të MCC-së për të zhbllokuar fondet për Kosovën dhe vazhdimin e programit të saj në Kosovë.

Ai me anë të një postimi në Twitter e ka mirëpritur këtë vendim të MCC-së.

“Qeveria e Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe vazhdimin e implementimit të programit të saj, si dhe zhvillimit të programit kompakt të propozuar për Kosovën”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, MCC më herët bëri të ditur se do ta vazhdojë programin e saj në Kosovë pas vendimit për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.