Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës kërkoi që të mos vihet në votim rezoluta për dialogun por të punohet për një tjetër rezolutë që do të ketë harmonizimin e qëndrimeve të të gjitha partive politike.

Ai tha se pas debatit që është bërë edhe në seancën e kaluar është vërejtur që nuk ka disponim që të themelohet Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e dialogut me Serbinë, por që të raportojë në Kuvend.

Kryeministri tha se tashmë ai ka prezantuar platformën e Qeverisë për dialogun, parimet dhe vijat e kuqe.

Hoti kërkoi që të mos vihet në votim Projekt rezoluta për dialogun dhe të hartohet një që do të ketë harmonizimin e të gjitha qëndrimeve të partive politike.