Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një takimi sot me përfaqësuesit e Asociacioneve të bizneseve.

Hoti i ka njoftuar ata në lidhje me masat e ndërmarra për rimëkëmbjen ekonomike në vend pas pandemisë me koronavirus.

I pari i ekzekutivit tha se qeveria që ai drejton do të punojë për përgatitjen e planit detal, në mënyrë që të rikuperohen dëmet e shkaktuara.

“Këtë mund ta arrijmë nëse i bëjmë bashkë forcat. Si qeveri do ta keni mbështetjen për t’i dizanjuar në detaje këto masa dhe gjatë fazës së implementimit do të punojmë që fondet të shkojnë në vendin e duhur”.

Hoti ka bërë të ditur se deri në vjeshtë do të kompensohen bizneset dhe familjet që kanë pësuar si rezultat i pandemisë, ndërsa tha se vitin e ardhshëm do të fillohet me projekte zhvillimore afatgjate.

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami tha se do ta rishikojnë buxhetin për rimëkëmbje ekonomike.

“Orientimi jonë është që deri në vjeshtë të kompensojmë familjet që kanë pësuar nga pandemia duke përfshirë edhe rolin e qeverisë që duhet të marrë një pjesë të kostos zhvillimore”.

Avdullah Hoti foli edhe për nëntë masat që kanë miratuar si pjesë e programit qeverisës.

  1. Lehtësimi i qasjes në financim, subvencionimin e normave të interesit që janë të natyrës strategjike;
  2. Zvogëlimi i barrës tatimore;
  3. Masat për mbështetje të punësimit, ku kemi paraprë subvencionimin e pagës nga pandemia;
  4. Bujqësia, do të dyfishojmë buxhetin për bujqësi, sepse duhet të ketë punësim në këtë sektor;
  5. Stimulimi i shpenzimeve të familjes, kërkesa agregate, kthim të kursimeve në trustin pensional;
  6. Ndihmë që duhet ti japim ndërmarrjeve për të mbuluar kostot operative dhe për të financuar projekte afatgjate;
  7. Rishikimi i buxhetit për bazë ligjore;
  8. Banka Qendrore, kërkon rishikimin e nivelit të kapitalizmit;
  9. Mobilizimi i fondeve, këtë vit mund të mobilizojmë 1.2 milion fonde;

Kreditë e fondeve monetare ndërkombëtarë, dhe lëshimi i garancionit sovran.