Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar aksionin e gjerë të Policisë mbrëmë në Karaçevë ku u bastisën dhe arrestuan ata që zhvilluan veprimtari të paligjshme në këtë zonë kufitare me Serbinë.

Hoti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, theksoi se operacioni i policisë në Karaçevë i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë është dëshmi se institucionet e sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Kosovës.

“Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës. U jam mirënjohës të gjithë atyre që me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat. Ky është vetëm fillimi i kthimit të NORMALITETIT në çdo fushë” shkroi kryeministri Hoti.