Kryeministri Avdullah Hoti do ta presë sot në takim sot Delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, takimi do të zhvillohet nga ora 18:30.

Pjesë e delegacionit është edhe emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Njoftimin për ardhjen e zyrtarëve amerikanë e ka bërë të ditur edhe Korporata Ndërkombëtare e Financave (DFC).