Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka rikthyer pamjet nga marrëveshja e arritur në Washington më 4 shtator të 2020-ës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në mbishkrim, Hoti ka thënë se me LDK-në, Kosova do ta thellojë bashkëpunimin me Amerikën.

“Me LDK-në, Republika e Kosovës thellon bashkëpunimin dhe kultivon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.