Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejtë liderit të VV-së, Albin Kurtit pas infektimit me COVID-19.

“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurëve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ish-kryeministri Kurti ka njoftuar se pas disa simptomave ka rezultuar sot pozitiv me COVID-19, teksa ka njoftuar se ndodhet në vetizolim për dy javë.