Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hoti shkruan se kjo ditë feste e SHBA-së, është ditë edhe për Kosovën, meqë liria dhe demokracia që sot përjetojnë, është edhe e atyre.

”Sot është ditë e madhe.

Është Dita e Pavarësisë e miqve tanë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e tyre është edhe dita e jonë, ngaqë liria dhe demokracia jonë është edhe e tyre.
Gëzuar, miq!”.