Përbërësi kryesor për një film të mirë horror është një vend i izoluar. Çdo lokacion i shkretë bën punë: një shtëpizë në pyll, një motel i boshatisur, xhirimi në mes të oqeani, Detroit, thjesht një vend ku askush nuk arrin që t’iu dëgjojë kur bërtisni. Populloje me viktima potenciale, shto një përbindësh dhe ke çdo gjë që të duhet për t’i përplasur gjërat gjatë natës.

Prandaj, horrori është zhanri kinematografik më i përshtatshëm për periudhën e COVID-19, kur izolimi është bërë jo vetëm një mënyrë e jetesës, por edhe një nevojë për të shmangur vdekjet. Distanca sociale na ka karantinuar në shtëpitë tona, duke rritur ndjenjën e tjetërsimit dhe vetmisë, duke i shikuar të panjohurit me më shumë maturi.

Frustrimi që Jack Torrance ndien karshi familjes së tij të “The Shining” nuk shihet si diçka e huaj pas disa muajve mësimi në distancë. Dhe maska e shumë vrasësve befas shihet si diçka përpara në modë, transmeton KOHA shkrimin e NYT.

Ani pse janë bërë para pandemisë, tre filmat horror nën regji të grave, kanë një rezonancë aktuale. “She Dies Tomorrow”, që e pati premierën të premten, vjen si më parashikues, pasi që ka të bëjë për mendime ngjitëse, një grua papritur mendon se do të vdesë të nesërmen dhe ky mendim kalon edhe te personat e tjerë që ajo takon.

Shokimi i parë në “Amulet” ndodh kur një lakuriq del nga tualeti, një imazh i tmerrshëm që nuk ka sesi të kalojë pa na e kujtuar tregun në Wuhan. E, madje edhe një portret i afërt i një gruaje të moshuar, të cilën vajza e saj dëshiron që ta vendosë në një shtëpi pleqsh, siç është rasti të “Relic” , merr një këndvështrim tjetër, duke e parë që më shumë se 50 mijë amerikanë kanë vdekur nga COVID-19 në vende të tilla.

Akoma, lidhja më e fortë në mes të këtyre filmave është një ndjeshmëri për të dënuar natyrën e vetmisë dhe aspektin ogurzi të vetmisë.

“She Dies Tomorrow” është shumë ndryshe nga filmat si “Contagion” dhe “Outbreak”, që së fundi janë bërë të njohur, me shkencën që është në garë me kohën për të shpëtuar botën. Me regji të Amy Seimetz, 15 minutat e parë shfaqin portretin e një Amyit, (Kate Lyn Sheil) të vetme në shtëpinë e saj. Ajo është e bindur për fatin e saj ogurzi, mirëpo shihet sikur është tërhequr. Seimetz e shfaq atë duke dëgjuar muzikë, vallëzuar, duke blerë gjëra në dyqan, duke u përpjekur që të qajë dhe pastaj duke u tërhequr. Kur ajo i tregon shoqes së saj Jane, has në mosbesim. Askush nuk ka lidhje në këtë film. Jane kthehet në shtëpinë e saj, dhe papritmas ajo goditet nga e vërteta e tmerrshme: Ajo e di se do të vdesë nesër. Ky lloj mallkimi vazhdon që të shpërndahet.

Ka diçka të pacaktueshme (çuditërisht familjare) të mungesa e panikut. Çfarë nëse apokalipsi vjen dhe të gjithë dyshojnë? Apo për t’i rënë pikës: Çfarë nëse askush nuk përpiqet që ta parandalojë?

Një grua pendohet që ka mbetur në një lidhje për shumë gjatë. Një tjetër e puth një djalë, asnjëri nuk është i pasionuar edhe ai pak interes që ata kanë zhduket. Mirëpo të gjithë janë të dëshpëruar dhe të ndjekur nga ajo se do të vdesin të vetëm, një temë e vjetër me një urgjencë të re në një kohë kur pandemia ua ka ndaluar njerëzve që të mbajnë zi së bashku në një funeral. Përbindëshi i vërtetë në këtë film nuk është virusi, është vetmia.