Hollande: ISIS-i fshihet prapa sulmeve në Paris

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka thënë se Shteti Islamik është prapa sulmeve në Paris, të cilat i ka quajtur “akt të luftës”.

Hollande ka thënë se sulmet ishin të planifikuara dhe të organizuara jashtë, por me ndihmën nga brenda Francës.

Ai gjithashtu shpalli tre ditë zie kombëtare.