Historiani nga Llapi Florent Hasani dhe ai nga Shqipëria Marin Mema trondisin me një dokumentar për një realitet shoqërorë mes shqiptarëve dhe serbëve.

Burime të Llapi.info mësojnë se ata janë duke përgatitur një dokumentar i cili shumë shpejt do të tronditë me faktet rreth një aktualiteti mes shqiptarëve dhe sebëve.

Llapi.info mëson se publikimi këtij dokumentari do të bëhet pas tre javësh në televizionin Top Channel në Shqipëri.

Së fundmi Hasani dhe Mema janë parë në Blace Grad të Serbisë ku edhe do sillen faktet. Për shkaqe të ekskluzivitetit dhe të drejtës së autorit të dhëna rreth dokumentarit nuk mund të publikojmë para publikimit të parë ekskluziv në Top Channel.

Ne do iu mbajmë të informuar edhe në publikimin e parë.