Hillary dhe Bill Clinton fitojnë miliona dollarë nga fjalimet

Hillary dhe Bill Clinton fitojnë miliona dollarë nga fjalimet

Hillary Clinton dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, kanë fituar më shumë se 153 milion dollarë nga fjalimet e tyre që nga viti 2001, deri në kohën kur Hillary bëri të ditur kandidimin e saj për President.

Në total, ata kanë mbajtur 729 fjalimi nga shkurti i vitit 2001, deri në maj të vitit të kaluar dhe për çdo fjalim, janë paguar mbi 210 mijë dollarë, raporton CNN.

Çifti bashkëshortor përveç tjerash, kanë mbajtur fjalime edhe nëpër banka si Goldman Sachs dhe UBS, duke përfituar kështu 7.7 milion dollarë në 39 fjalime. Ndërkaq, vetëm Hillary në tetë fjalime nëpër bankat më të mëdha, ka arkëtuar së paku 1.8 milion.