Gonzalo Higuain raportohet se u ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve te Milani dhe stafit të klubit, dhe do të niset shumë shpejt drejt Londrës për të kompletuar transferimin te Chelsea.

Sulmuesi u la jashtë ekipit për përballjen e së hënës në mbrëmje ndaj Genoas dhe trajneri Gennaro Gattuso ka thënë se “lojtari s’është mentalisht gati për ndeshje”.

Lojtari e do me çdo kusht ribashkimin me trajnerin Maurizio Sarri.

Sipas “Football-Italia”, lojtari, kartonin e të cilit e posedon Juventusi, pritet të udhëtojë sot ose nesër drejt Londrës.