Gonzalo Higuain është një nga emrat më të përfolur të momentit në futbollin italian.

Sulmuesi i Milanit u përjashtua në fundin e ndeshjes ndaj Juventusit nga gjyqtari Paolo Mazzoleni.

Argjentinasi doli nga loja pas dy kartonëve të verdhë, por i nervozuar nga kjo 30 vjeçari nuk kontrolloi emocionet dhe bëri sjellje josportive ndaj gjyqtarit.

Por, vet lojtari, ashtu edhe lojtarët kundërshtarë (përfshirë Cristiano Ronaldon) kanë pranuar se nuk ka pasur ndonjë ofendim nga Pipita drejt gjyqtarit.

Kështu ish-sulmuesi i Juventusit, Napolit dhe Real Madridit do të mungojë në ndeshjet kundër Lazios dhe Parmas.

Në këtë sezon Higuaini ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim.

Aktualisht Milani renditet në vendin e pestë me 21 pikë.