Reshjet e borës filluan nga mbrëmë kanë bërë që fshati Herticë i Podujevës të jetë nën petkun e bardhë.

Në një video të dërguar nga lexuesit e portali ‘Llapi.info’, shihet çdo gjë është zbardhuar, teksa shtresa e borës ka vështirësuar qarkullimin në rrugët e këtij fshati.

Ndryshe, sipas Institutit të Hidrometeorologjisë së Kosovës, në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë do të ketë reshje shiu e bore deri të premten./Llapi.info