Objekti që është nisur për zyre të Gjendjes Civile në fshatin Herticë të Komunës së Podujevës ka përfunduar shumë kohë më parë, por i njëjti nuk është funksionalizuar asnjëherë deri më tani, shkruan Llapi.info.

Ky objekt është ndërtuar diku para një dekade e gjysmë, por deri tash nuk janë ofruar shërbime aty. Madje, i njëjti ka kohë që ka nisur të shkatërrohet.

No photo description available.

Por, banorët e këtij fshatit pritet që më mos t’i bëjnë kilometrat për t’i marrë shërbimet në qytet. Komuna e Podujevës ka nisur procedurat e prokurimit për renovimin e këtij objekti. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësi i Komunës, Fatri Zhitia.

“Posa të kryhen procedurat e prokurimit dhe të nënshkruhet kontrata me operatorin ekonomik, pritet të fillojë rinovimi i objektit të Gjendjes Civile në Herticë. Shuma e paraparë për këtë projekt është 20 mijë euro”, është shprehur Zhitia.

Për mosfunksionalizimin e këtij objekti deri më tani banorët e cilësonin si papërgjegjësi të Komunës së Podujevës. Ata thonë se për çdo dokument u duhej të bënin me kilometra rrugë për t’i marrë ato në qendër të qytetit. Për vënien në shërbim të këtij objekti është bërë kërkesë disa herë në Komunë. Kështu thotë edhe përfaqësuesi i fshatit Herticë, Florim Muçolli.

No photo description available.

“Është e keqe për fshat, është një imazh i keq për fshatin. Vullneti i ynë për ta funksionalizuar është që të kthejmë imazhin.  Janë organet kompetente dhe besojmë që së shpejti të vihet në funksion”, ka thënë Muçolli ditë më parë për rtv21.

No photo description available.

Duhet theksuar se ndërtimi i këtij objekti, i cili tashmë është mbuluar me shkurre dhe që në të janë kryer edhe vjedhje, ka përfunduar së ndërtuari në vitin 2005./Llapi.info