Uji ka ndryshuar komplet ngjyrën në lumin Dumnicë që shtrihet edhe përgjatë fshatit Siboc të Poshtëm të Podujevës, njofton Llapi.info.

Krejt kjo po ndodh, pasi që po hidhen mbetje kimike e që shkaktari po vazhdon të mbetet mister tash e disa vjet.

Kundërmimi që bën ditë e natë, ka bërë që banorëve të fshatit Sibovc i Poshtëm të Podujevës të iu rrezikohet shëndeti. Ata për Llapi.info ku edhe kanë dërguar fotografitë thonë se jetesa është e pamundshme në këtë pjesë, sipas tyre, ata detyrohen t’i bartin edhe maskat.

Për ndotjen e ujit është njoftuar edhe Komuna e Podujevës, mirëpo ende s’është marrë ndonjë masë, ani pse siç thonë ata, është një adresë e dyshimtë të cilët po ndotin këtë lumë.

Pikërisht për këtë problem, banorët janë ankuar edhe më parë, ndërsa drejtori i Inspektoratit Durim Salihu para një viti pati thënë se mostrat e ujit janë dërguar për analiza në IHMK. Kjo çështje është ngritur edhe në debate publike të thirrura nga kreu i Komunës, Agim Veliu./Llapi.info