Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas helmimeve të qytetarëve në Deçan .

Zemaj ka thënë se shpallja e gjendjes emergjente ishte veprim i duhur, ndërsa thotë se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës kanë pasur mungesë të përkrahjes dhe zbatimit praktik i situatave emergjente.

“Në situatën të cilën gjinden qytetarët e Deçanit, të infektuarit, personeli shëndetësor, Qeveria duhet të veprojë me tërë mekanizmat për ta zbuluar edhe shkakun e helmimit, dhe të merret me pasojat si dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Qytetarët e komunës së Deçanit dhe kryetari Ramosaj nuk mund të lihet vetëm sa i përket kapaciteteve, furnizimeve me barna, pajisje dhe personel shëndetësor.

Kosova është një, në çdo situatë, aq më parë në emergjenca. Qeveria duhet ta dëshmojë veten përtej deklaratave”, shkroi ai në Facebook.