Deputeti i LVV-së, Fitim Haziri, gjatë seancës që po mbahet për rrëzimin e Qeverisë, ka thënë se synimi i ish-ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, ka qenë, sipas tij, kjo që po ndodhë sot.

Haziri ka akuzuar Veliun për mbrojtjen e ideve të Presidentit Thaçi, derisa ka shtuar se qëllimi i tij ka qenë rrëzimi i Qeverisë.

“Synimi i tij ka qenë të jetë pjesë e Qeverisë, duke dashtë të marrë me çdo kusht ministrinë e Punëve të Brendshme, për të tentuar të mbrojë klikën e tij dhe për te qenë një bombë e kurdisur brenda Qeverisë. Pozita e tij e ministrit i kushtoj vendit 400 mijë euro, kjo tregon mirë dashurinë e tij për të mirën e Kosovës dhe buxhetit të saj. Se ky person është i lidhur me PDK-në kanë treguar vazhdimisht raportime mediale. Qëllimi i Agim Veliut ka qenë ky që po ndodh sot, interesi i tij ka qenë mbrojtja e ideve të Presidentit Thaçi. Kjo u pa natën kur Veliu mbrojti qëllimin e Thaçit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë Haziri./Llapi.info