Këshilltari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Fitim Haziri, ka reaguar në lidhje me punimet në rrugën e qendrës “Zahir Pajaziti” në Podujevë, njofton Llapi.info

Këto reagime Haziri i ka bërë përmes një postimi në ‘Facebook’, që sipas tij, në vendet ku janë duke u kryer punimet, Komuna e Podujevës dhe kompania e kontraktuar në rend të parë nuk kanë ofruar siguri për qytetarët.

“Është bërë një kohë e gjatë që kur ka filluar të bëhet hapja e kanaleve dhe vendosja e gypave për ujërat atmosferike dhe rrjetit të kanalizimit fekal si dhe rrjeti i telekomunikimeve dhe elektricitetit në rrugën ”Zahir Pajaziti”. Hapen e mbyllen, e përsëri hapen…Shqetësuese është fakti se në vendet ku janë duke u zhvilluar këto punime, Komuna e Podujevës dhe kompania e cila është duke i kryer punimet nuk ofron siguri për qytetaret, sidomos për nxënësit e shkollave “Xheladin Rekaliu” dhe “Isa Boletini” që çdo ditë kalojnë pranë këtyre kanaleve dhe pusetave të hapura. Kjo tregon se sa është kryetari Veliu i shqetësuar për sigurinë e fëmijëve tanë dhe qytetarët në përgjithësi. Po të kryheshin punime të tilla në ndonjë vend të Evropës, kompania do ishte e obliguar të vendos barriera në vendete ku kryhen punimet, e jo të vendoset vetëm një shirit paralajmërues”, ka shkruar Haziri.

“Nga kureshtja fëmijët mund t’u afrohen këtyre pusetave të hapura apo këtyre kanaleve e pastaj mund të përfundojnë me lëndime apo të kemi ndonjë rast me fatalitet. Përgjegjësia mbi kë bie? Është e udhës që t’i parandalojmë gjërat para se të ndodhin se kur të ndodhin bëhet vonë. Në këto vende ku po kryhen punimet nuk kemi as siguri në komunikacion e që sipas LIGJ PËR RREGULLAT E TRAFIKUT RRUGOR, kapitulli i II AUTORIZIMET PËR MBIKËQYRJE DHE RREGULLIM TË TRAFIKUT, neni 8 paragrafi 5 thotë: Mbikëqyrjen dhe rregullimin e trafikut e bëjnë punëtorët e subjektit të kontraktuar nga Ministria, nga Komuna apo nga institucionet e tjera përkatëse, pas marrjes së pëlqimit nga Ministria apo Komuna, në segmentin e rrugës ku zhvillohen punimet”, ka shkruar më tej ai.

Sipas Hazirit, nga këto punime në këtë pjesë e cila është edhe më e frekuentuara, ka bllokada e kolona të shpeshta.

“Ne jemi dëshmitar se kurrfarë rregullimi të komunikacionit nuk është duke ndodhur nga kompania në fjalë, ku kemi shumë kolona të automjeteve, herë në një anë e herë në anën tjetër, shpeshherë kemi bllokim total të rrugës që shkakton nervozizëm tek ngasësit e automjeteve që si pasojë mund të vije deri tek aksidentet e ndryshme”, ka përfunduar Haziri./Llapi.info

Image may contain: outdoor

Image may contain: outdoor

Image may contain: outdoor and nature

Image may contain: outdoor

Publiée par Fitim Haziri sur Jeudi 15 novembre 2018