Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Fitm Haziri, ka bashkëbiseduar sot me të rinjtë llapjanë.

Me këtë rast, Haziri është shprehur se tani, më shumë se kurrë, rinia, sipas tij, kanë nevojë për punë dhe perspektivë.

“”Na kanë vra shpresën e na kanë lanë rrugëve”, janë fjalët e shumicës së të rinjve nga e tërë Kosova, për kastën e politikanëve që do e marrin përgjigjen popullore me 14 shkurt.  Ata më shumë se kurrë më parë kanë nevojë për vlerësimin e merituar, barazinë e munguar e dinjitetin e nëpërkëmbur. Kanë nevojë për punë e perspektivë. Kanë nevojë për gjithçka që pushtetet e kaluara nuk ua ofruan”, ka thënë Haziri në Facebook.

“Të rinjtë e të rejat, si asnjëherë më parë po vetëvendosin me VETËVENDOSJEN!. Ne ju premtojmë që nuk jemi si ata dhe se do të punojmë gjithqysh e gjithçka, por kurrgjë e kurrqysh sikur ata”, ka thënë ai tutje.

Haziri në këto zgjedhje garon me numër 36./Llapi.info