Hazard: Dua të luaj për Zidanen

Anësori i Chelseat, Eden Hazard, ka dhënë indikacionin më të fortë se ai mund të jetë i interesuar për një kalim te Real Madridi.

Në nëntor, Zidane pranoi se mesfushori i Chelseat është lojtari i tij i preferuar pas Ronaldos dhe Messit dhe Reali është lidhur me një transferim të tij gjatë verës.

“Eshtë gjithmonë mirë të dëgjosh duke folur njeriun të cilin e adhurova në fëmijëri”.

“Unë gjithmonë e kamk pëlqyer Zidanen. Unë di gjithçka për të, por jo shumë për punën si trajner. Unë jam ende nën kontratë te Chelsea dhe jam mirë këtu”.

“Po, natyrisht se një ditë dua të luaj për të. Unë e shikoja atë në internet si fëmijë me orë të tëra. Unë kam folur për Zidanen, kam ngrënë duke menduar për Zidanen”, u shpreh Hazard. /Telegrafi/