Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando është takuar sot me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Forcimi i besimit të njerëzve në drejtësi, sundimin e ligjit dhe lufta jonë e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, duke përfshirë dhunën në familje, ishin bisedë e takimit, ka shkruar diplomati italian në Twitter.

Orlando ka bërë të ditur se me ministren Haxhiu janë dakorduar për një bashkëpunim të ngushtë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe forcimin e sundimit të ligjit.