Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka reaguar pas shkarkimi të bordit të RTK-së.

Haxhiu tha se në rend të ditës nuk ishte shkarkimi individual i antarve të bordit të RTK-së me arsyetime të veçanta për gjithë secilin.

Tutje Haxhiu tha se cfarë shpjegimi do t’i japin prindërit që u shkarkuan sot fëmijëve të tyre.

“Sot në lajme kur e sheh fëmija i tij që i është shkarkuar prindi, ai nuk e dinë çfarë arsyetimi t’i jap, ndoshta do ta pyesë babë a ke vjedhë, a ke keqpërdor, a ke abuzuar, çfarë ke ba babë edhe çfarë duhet me thanë një burgosur politikë i cili ka punuar me përkushtime,”- ka thënë Haxhiu. /ATVLIVE