Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në shqyrtimin e propozimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, ka thënë se s’do të lejojë asnjë keqpërdorim në këtë proces.

Ajo këtë e tha kur u kundërpërgjigj disa deputetëve opozitarë të cilët hodhën kritika anëtarët e propozuara.

“Për këtë sigurohem. Me ditë që veç njëri prej anëtarëve të Komisionet se ka kryer detyrën e tij, vetë iu bëj kallëzim penal në prokurori. Nuk jam si ministrat e kaluar që i kanë thirrur anëtarët e komisionit në zyre edhe iu kanë prezantuar lista se kush duhet të kalojë provimin e jurisprudencës. S’do ta bëj kurrë këtë, sikurse se kam bërë si deputete”.

Ajo ka thënë se është përkujdesur që anëtarët që janë propozuar të kenë integritet profesional dhe moral.

“Këto reagimet tuaja po ma përforcojnë bindjen se kam bërë shumë mirë që i kam propozuar personat në fjalë. Ky reagim brutal dhe këto shpifje që po i bëni ndaj tyre”.

Haxhiu tha se asnjëherë anëtarët e komisionet s’do të pranojnë lista as nga ministrja, presidentja, kryeministrit apo deputetët e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.