Deputeti nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar bashkëpartiakut të tij, Rrustem Mustafës, lidhur me deklaratën e tij se kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, e ka pasur bashkëluftëtar.

Ai e ka pyetur Mustafën se ku ka luftuar me Kurtin, meqenëse, siç ka thënë, askush nuk i ka parë bashkë.

Tutje, Haxhiu ka thënë se Kurti ka refuzuar armën dhe uniformën e UÇK’së.

“Rem, për luftën tënde nuk ka dilema, por të gjithë e dimë që Albini ka refuzuar armën dhe uniformën e UÇK-së , ai është përcaktuar për zyre politike.

Të thoje se Albini ka qenë pjesë e zyres politike të UÇK-së në Prishtinë të udhëhqur nga Adem Demaqi është OK dhe është e vërtetë.

Por te thuash e kam bashkëluftëtar, ia ke humbur kuptimin fjalës BASHKËLUFTOJ…”, ka shkruar Haxhiu