Deputetja e LV-së, Albulena Haxhiu iu është kundërpërgjigjur sot Partisë Demokratike të Kosovës që përmes një komunikate kanë kërkuar sqarime për lidhjet e kryeparlamentarit Glauk Konjufca me Sadri Ramabajën të dënuar në rastin ‘Syri i Popullit’.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se këto janë përpjekje të dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës.

“Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e tash shpifin se ka lidhje me organizatën “Syri i Popullit”. Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu ka shtuar se zgjedhja e Konjufcës si kryeparlamentar ia ka kthyer dinjitetin vendin.

“Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit. PDK duhet të mësohet me këtë ndryshim pozitiv”, tha ajo.

Sa përpjekjet e dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës!Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Freitag, 24. Januar 2020