Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka shkruar se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, shkeli rekomandimet e IKSHPK-së, gjatë vizitës së tij në fshatrat me shqiptarë në veri të Kosovës.

Avdyli ka shkruar se fushata politike në kohë karantine paraqet shkelje flagrante të masave antiepidekmike por edhe rrezikim i shëndetit të qytetarëve.

Ky është shkrimi i plotë i Avdylit:

“Shembull i keq sesi shkelen me dy këmbë apo thënë me dy duar rekomandimet e IKSHP-së është vizita e Kadri Veselit në Zveqan. Vetë i 20 me bashkëpartiakë, i mbledh dhjetëra banorë të veriut dhe me secilin duarshtrëngim. Herë me dorëza herë pa. Ka edhe përqafime politike. Fushata politike në kohë karantine kur rekomandimet e ekspertëve janë për evitim nga kontakti social e tubimet paraqet shkelje flagrante të masave antiepidemike por edhe rrezikim i shëndetit të qytetarëve. #rriNshpi vlen edhe për ty Kadri”.