Pas dy dekadave, LDK ka humbur bastionin e saj më të madh, atë në Llap. Madje, Lidhja Demokratike e Kosovës këtë bastion e humbi me të parë, pa balotazh.

Garës që printe kësaj partie, Nexhmi Rudari nuk arriti të vazhdonte qeverisjen e LDK-së në Llap, derisa u mposht të dielën nga kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi, i cili e mposhti atë pa balotazh.

E për këtë rezultat, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka “gjetur” dy fajtorë për këtë humbje.

Avdyli, për “Expose” – prodhim i GazetaBlic, thotë se pikërisht humbja e bastionit të LDK-së në Podujevë është vetë kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa dhe ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu.

“Agim Veliu la pozitën e kryetarit të komunës për t’u bërë ministër i Kurtit edhe pse ishte kundërshtari më i madh i atij koalicioni, thotë Avdyli.