Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, dega në Podujevë, Xhemajl Hasani, ka akuzuar LDK-në se ka privatizuar dhe shkatërruar Fabrikën e Armaturave të Ndërtimtarisë (FAN) në Podujevë, transmeton Llapi.info

Kështu ka thënë Hasani përmes një postimi në ‘Facebook’, ku sipas tij, kjo fabrikë ishte njëra ndër fabrikat më gjigande e cila numëronte rreth 250 punëtorë.

“Fabrika e Armaturës e cila ishte një ndër fabrikat më gjigande në komunën e Podujevës e cila numërojke hiq më pak se 250 punëtor dmth ishte aktive me tri ndërrime të punës sa ishte pronë e shtetit”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i plotë:

KABLLOT E KRIMIT TË LDK-SË PRIVATIZOJN DHE SHKATRROJNË FABRIKEN GJIGANDE NË PODUJEVË ME MBI 250 PUNËTOR ‘’FAN PODUJEVË’’.

Fabrika e Armaturës e cila ishte një ndër fabrikat më gjigande në komunën e Podujevës e cila numërojke hiq më pak se 250 punëtor dmth ishte aktive me tri ndërrime të punës sa ishte pronë e shtetit.

Kjo fabrikë u privatizue apo më mirë të thuhet u ‘’vidh, u kindapue, u përvetësua nga oligargët e LDK-së, të cilët sot edhe po gjykohen për këtë krim makabër ekonomik, zinxhiri kriminal i udhëhequr nga deputeti i LDK-së Naser Osmani në mënyrë të kundërligjshme duke i thyer të gjitha rregullat e AKP-së i japin Fabriken që ishte duke funksionuar siq ishte më së miri dhe ku 250 punëtor siguronin bukën e gojës për familjet e tyre, i dhurojnë famëkeqit Agim Deshishkut një argati të afërt të LDK-së këtë fabrik.
Sigurisht që qdo shitje ka rregullat e saj dhe ka një kontratë ‘’MARËVESHJE’’
Marëveshja ishte sigurisht kjo:
-Blerësi ishte i obliguar të gjithë të punësuarit t’i mbajë në punë
-Të rrisë numrin e punëtorëve varësisht prej shitjes dhe rritjes së të hyrave
-Të përcjellë me paga qdo muaj punëtorët
-Të bëjë reformen e teknologjisë ( makinerisë).
-Të krijojë një ambient të favorshëm për punëtorët.

E, QFARË NË TË VERTETË BËRI ZINXHIRI KRIMINAL I LDK-SË.
Agim Deshishku së bashku me zinxhirin e tij kriminal pasi që morën në pronësi fabriken ata filluan ta zbatojnë skenarin apo elaboratin e tyre mbi fabrikën dhe punëtorët e mjerë që me vite me ndjerësen e tyre mbajtën gjallë fabriken shumica nga kontigjenti i punëtorëve në këtë fabrik lanë edhe gjymtyrët e tyre të trupit gjatë aktivitetit të tyre në këtë ambient.

DESHISHKU, familjari i ish deputetit të LDK-së Hashim Deshishkut, fillojë gjahun:
-Fillojë t’i maltretojë punëtorët
-Fillojë t’ju vonojë pagat
-Fillojë t’ju shkelë të drejtat më elemntare punëtorëve
-E, zvoglojë prodhimin për 50 %
-E dikur e ndali krejt prodhimin
-Punëtorët i largojë nga puna
-E shiti krejt makinerinë
-Në fund e mbylli
-Ju mbeti të gjithë punëtorëve borxh me paga dhe nuk i pagojë asnjëherë as edhe detyrimet në trust për punëtorët etj etj.
Punëtorë u mobliziuan dhe qëndruan me ditë, javë, muaj, e vite në tenda në grevë urie e protesta në shenjë pakaqësie por ishte e kotë, nuk mundi t;i rezistojë dhe ta mposhtë skenarin praktik e monstrum të rrjetit kriminal të LDK-së

Detajet rreth ecuris së gjykimit të këtij rasti mirren në google ‘’Naser Osmani gjykohet’’

Kryetar i Nismas Socialdemokrate dega Podujevë
Anëtar i kryesisë qendrore të Nismas Socialdemokrate.
Podujevë: 20.09.2018.