Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “ Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka thënë se heronjtë dhe dëshmorët janë historia e lavdishme e vendit.

“Heronjtë dhe dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia jonë e lavdishme. Në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime për lirinë e atdheut. Bëmë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ku prehen përjetësisht djemtë tanë më të zot.

“Dëshmorët e 24 Marsit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj do të jenë burim frymëzimi për ta mbrojtur të drejtën tonë, sot, nesër e përgjithmonë. Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.