Kryeministri në detyrë i Kosovë, Ramush Haradinaj, është shprehur i gatshëm ta këshillojë pretendentin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin në rast se ai i kërkon ndihmë për të gjetur rrugë për formimin e Qeverisë së re, gjë të cilën me LDK-në në po arrinë ta bëjë tash e tre muaj.

Ramush Haradinaj, deklaroi se Kurti mund të gjejë edhe partnerë të tjerë teksa gjatë ditës pati takime me drejtuesit e PDK-së e AKR-së.

Haradinaj konfirmoi se me drejtuesit e PDK-së dhe AKR-së me të cilët u takua sot nuk pati biseda për formimin e Qeverisë së re, siç u raportua sot në disa media.

Haradinaj tha se janë të hapur për ofertat që vijnë në drejtim të AAK-së për formimin e institucioneve.

“Nëse Kurti ose Vetëvendosje do ta kishte një ide se çka mund me ndodhë më tutje, do ta shqyrtonim. Mirëpo, Kurti nuk na ka ftuar deri më tani, as për konsulta, as për kurgjo. Nëse një palë tjetër na fton për konsultë, në rastin konkret ose LDK, ose kushdo që e merr mandatin edhe ne kishim pasë me e shqyrtu se çka do të bëjmë”, është shprehur Haradinaj.