Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se Qeveria Kurti është më e korruptuar se të gjithë të tjerët.“Ju jeni më të korruptuar se krejt tjerët që kanë qenë përpara”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Qeveria Kurti e ka nisur keq me çështjen e korrupsionit.Derisa ka prezantuar disa fotografi, Haradinaj ka përmendur ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili sipas tij i ka dhënë vend pune në ministrin e tij, Nexhat Krasniqit.

“Këtu është Xhelal Sveçla, ky njeri sot është ministër i vendit, më ka marrë në pyetje si deputet për personin e quajtur Nexhat Krasniqi i cili sipas tyre në atë kohë ishte baba i tenderëve, koka e krimit ku pastaj ka ardhur deri te shkarkimi i tij…Me gjasë ai tash është la është bë i mirë dhe tash është në punë të ministri Sveçla. Ndoshta ai është bërë i mirë, ndoshta këta kanë ndryshuar”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj iu drejtua Qeverisë që është mirë të bëjnë kujdes në këtë çështje e mos t’i zhgënjejnë qytetarët.